HomeMetro

Luizi me strategji pas daljes së Kiarës: Po bëja sikur po flija! Ja çfarë dëgjoi fshehurazi nga biseda e Oltës dhe Qetësorit

Luizi me strategji pas daljes së Kiarës: Po bëja sikur po flija! Ja çfarë dëgjoi fshehurazi nga biseda e Oltës dhe Qetësorit

Tashmë pas daljes së Kiarës nga “Big Brother Vip Albania”, Luizi ka vënë të gjithë ‘sinjalet’ në lojë.

Në kohën e drekës ai ka dëgjuar Oltën dhe Qetsorin në një bisedë teksa këngëtari bënte sikur flinte. Këtë informacion ai e ndau me Kristin e më pas me banorët e tjerë.

“I dëgjova këta të dy duke folur, po bëja sikur po flija,” tregon Luizi.

Më tej, ai shton se dyshja po tregonin se të martën do dalë Keisi.

“I provokova kot i dëgjova duke thënë që del Keisi të martën, dhe kjo Olta filloi duke bërë fushatë, jo duhet të dalë Keisi se ajo gjëja që i doli me Lorencin ishte e madhe”

Nga ana tjetër Qetsori tha se nuk ishte kështu, duke mohuar akuzat e Luizit.