HomeDiaspora

‘Me vdekë duke shpëtu jetë është vdekje fisnike!’ Po shpëtonte një të mitur, vdes babai shqiptar i 3 fëmijëve në Anmerikë

‘Me vdekë duke shpëtu jetë është vdekje fisnike!’ Po shpëtonte një të mitur, vdes babai shqiptar i 3 fëmijëve në Anmerikë

Një ngjarje e rëndëështë shënuar në Florida të Amerikës, teksa një shtetas shqiptar nga Kosova i identifikuar me emrin Adem Qorri nga Drenasi, ka humbur jetën dje teksa po shpëtonte një fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur në Florida. Ndërsa lajmin e hidhur e kanë dhënë familjarët e Ademit në rrjete sociale.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen tënde në Amerikën e largët! Me vdekë duke shpëtu jetë është vdekje fisnike! Do të mbetesh i pavdekshëm! Për herë në zemrat tona, Adem Halim Qorri”, ka shkruar një familjar i Ademit në Facebook.

I riu ka lenë pas gruan dhe tre fëmijë. Në hidhërim për humbjen e familjarit të tyre, të afërmit e Adem Qorrit kanë reaguar në rrjete sociale duke i kushtuar të riut hero, dedikime prekëse.

Sa e vështirë me ju thënë lamtumirë shokëve të shkollës, Adem bre vlla ma këpute shpirtin!
Si përherë që vetën e harrove për të ndihmuar të tjerët.
Lamtumir shoku jem!…