HomeSport

VIDEO/ Kosova zhgënjen me Andorrën, Zvicra me pikët e plota, Skocia ndal “Furinë e Kuqe” në kualifikueset e Euro 2024

VIDEO/ Kosova zhgënjen me Andorrën, Zvicra me pikët e plota, Skocia ndal “Furinë e Kuqe” në kualifikueset e Euro 2024

Kosova zhgënjen totalisht sonte në “Fadil Vokrri”, teksa barazoi 1-1 me Andorrën, në ndeshjen e dytë të kualifikueseve të Euro 2024. Edhe pse miqtë shiheshin si një kundërshtar i kalueshëm, fusha tregoi tjetër gjë.

“Dardanët” “tundën rrjetën” me Zhegrovën në minutën e 59-të, por u barazuan menjëherë me Rosas. Kosova e Giresse pas dy ndeshjesh e sheh veten me 2 pikë, në vendin e 3-të. Në krahun tjetër, modestët Andorra pozicionohen një vend më poshtë me 1 pikë.

Në po këtë grup, Zvicra merr suksesin e dytë radhazi. Ekipi i drejtuar nga Murat Yakin korri një sukses të pastër 3-0 ndaj Izraelit.

Golat u realizuan nga Vargas në fundin e pjesës së parë, ndërsa të dytën shënuan edhe Amdouni dhe Ëidmer.

Zviceranët renditen në vendin e parë me 6 pikë dhe mbeten favoriti kryesor për ta mbyllur grupin si kryesues.

Në Grupin A, Skocia ka surprizuar Spanjën, duke e mundur 2-0. 2 golat e McTominay befasuan skuadrën e De La Fuentes, duke e lënë kështu të dalë nga kjo ndeshje pa asnjë pikë.