HomeAktualitet

“Ku është floriri i Kërrabës? Pse e vranë kosta Trebickën?” Protesta para SPAK-ut të kanaleve, cironkave dhe tendrahumbësave

“Ku është floriri i Kërrabës? Pse e vranë kosta Trebickën?”  Protesta para SPAK-ut të kanaleve, cironkave dhe tendrahumbësave

Unioni i Shoqërisë Civile po mban këtë të mërkurë një protestë të heshtur para SPAK-ut. Çfarë bëjnë përshtypje janë pankartat e tyre me mesazhe drejtuar Prokurorisë së Posaçme.

“Ku është floriri i Krrabës? Ku shkuan milionat e vjedhura të Rrugës së Kombit? Kush ja fali detin Greqisë? Pse nuk vepron politika shqiptare në mbrojtje të të drejtave kombëtare e njerëzore të shqiptarëve në rajon e botë? Kush e vrau Remzi Hoxhën?

Duam trupin! Pse e vranë Kosta Trebickën? A ka prapaskena politike dekorimi nga kisha greke i dy kryeministrave të Shqipërisë?”

Ishin këto më sipër disa nga pyetjet e shkruara në pankartat që mbanin në dorë anëtarët e Unionit të Shoqërisë Civile.

“Objekt i kësaj proteste është nxitja e mbështetja e punës së Institucioneve të drejtësisë e veçanërisht të Strukturës Antikorrupsion, në drejtim të hetimit, zbulimit e ndëshkimit të krimeve, të krerëve më të lartë të politikës e drejtësisë shqiptare, në këto 30 vite demokraci.

Qytetarët shqiptarë kërkojnë me insistim, që ata politikanë që kanë vjedhur e kanë vënë dorë mbi pasurinë e popullit, të hetohen, të çohen në sallën e gjyqit, tu konfiskohet pasuria e të dënohen për fajet që i kanë bërë popullit shqiptar…”, thuhet në njoftimin e Unionit të Shoqërisë Civile dhe këshillit organizativ të Kuvendit Kombëtar shqiptar.