HomeDebat

Kreshnik Spahiu zbulon se ku ndodhet celula antiamerikane dhe çfarë ndodh nëse SHBA nuk e shkatërron

Kreshnik Spahiu zbulon se ku ndodhet celula antiamerikane dhe çfarë ndodh nëse SHBA nuk e shkatërron

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se në Shqipëri ekziston një celulë antiamerikane që drejtohet nga rusët.

Spahiu u shpreh se ka informacion se celula antiamerikane më e organizuar në Ballkan ndodhet në Shqipëri dhe SHBA duhet ta shkatërrojë sa nuk është vonë.

“Janë të gjitha informacionet se celula amerikane më e organizuar në Ballkan ndodhet në Shqipëri. Është një organizatë e strukturuar me media, me financime, drejtim politik”, tha Spahiu.