HomeAktualitet

Dalin detajet TRONDITËSE nga vrasja në Shkozë: Kunati hyri në dhomën e gjumit dhe qëlloi 37-vjeçaren me pistoletë, njëri prej fëmijëve në krevat me të

Dalin detajet TRONDITËSE nga vrasja në Shkozë: Kunati hyri në dhomën e gjumit dhe qëlloi 37-vjeçaren me pistoletë, njëri prej fëmijëve në krevat me të

Dalin pamjet nga vendi ku ndodhi krimi në Tiranë. Një grua nënë e dy fëmijëve, mbeti e vrarë me armë zjarri nga kunati i saj, Roland Sinani (vëllai i burrit) i cili më pas ka vrarë edhe veten.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca policie, ndërsa është vendosur edhe perimetri i sigurisë. Mësohet 37-vjeçarja Migena Sinani ka qenë në dhomën e gjumit kur është vrarë dhe ka pasur pranë njërin nga fëmijët, ndërsa fëmija tjetër ka qenë me gjyshërit.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të këtij krimi të rëndë.

Burime bëjnë me dije se Roland Sinani dyshohet me probleme të shëndetit mendor pasi merrte mjekime, ndërsa ishte i pa martuar.