HomeAktualitet

E pa precedent! E majta bashkëpuntore nuk denoncon, SPAK nuk shikon! Dhjetëra takime elektorale me mijëra euro shpenzime: Ku i gjen paratë Sali Berisha?

E pa precedent! E majta bashkëpuntore nuk denoncon, SPAK nuk shikon! Dhjetëra takime elektorale me mijëra euro shpenzime: Ku i gjen paratë Sali Berisha?

Ndonëse fushata për zgjedhjet e 14 majit nuk ka filluar zyrtarisht, Sali Berisha ka nisur një tur prezantimesh të kandidatëve të tij në bashkitë e vendit. Por për organizimin e kësisoj takimeve ka një sërë shpenzimesh logjistike që fillojnë nga:

Qiraja e sallës së takimit (500 euro)

Regjia (2000 euro)

Ndriçimi i sallës (1000 euro)

Fonia (1000 euro)

Baner qendror (500 euro).

Pra kostoja e çdo takimi shkon në 5000 euro. Nëse do të hidhnim një sy në agjendën e 10 ditëve të fundit të Berishës, ai ka realizuar 12 takime me kandidatët e tij nëpër bashki. Në total kostoja e 12 aktiviteteve shkon në 60 mijë euro për vetëm 10 ditë.

Pyetja që ngrihet është se kush i financon Berishës gati 200 mijë euro në muaj, ende pa filluar mirë fushata elektorale?

Ku i gjen këto para Sali Berisha, i shpallur nongrata nga SHBA-të për korrupsion madhor në qeverisje?

Në shpenzimet e mësipërme nuk po llogarisim shpenzimet e udhëtimeve të Berishës dhe stafit, dietat, shpenzimet për udhëtimin e pjesëmarrësve, drekat, darkat, kafetë etj, që e bëjnë koston edhe më të lartë.

Ja takimet e Berishës në 30 mars – 8 prill

1. Bashkia Fier – 8 Prill

2. Bashkia Durres – 8 Prill

3. Bashkia Vore – 7 Prill

4. Bashkia Kukes – 6 Prill

5. Bashkia Divjake – 5 Prill

6. Bashkia Tropoje – 4 Prill

7. Bashkia Has – 4 Prill

8. Bashkia Malesi e Madhe – 2 Prill

9. Bashkia Bulqize – 1 prill

10. Bashkia Diber – 1 Prill

11. Bashkia Vau i Dejes – 31 Mars

12. Bashkia Kruje – 30 mars