HomeAktualitetDebat

Mitingu i Berisha-Meta në Air Albania: Kostoja i kalon 150 mijë eurot

Mitingu i Berisha-Meta në Air Albania: Kostoja i kalon 150 mijë eurot

Të ndodhur në izolim dhe bllokim politik e diplomatik, Sali Berisha dhe Ilir Meta, po mundohen të gjejnë të gjitha mënyrat për të bërë përshtypje.

Qoftë duke hyrë me autobus në një stadium, e që është një simbolikë pa logjikë, qoftë duke shpenzuar pa fre për xhingla e mingla.

E gjitha kjo, edhe nga shterpëzimi i ideve dhe konceptit politik.

Kështu përshembull, vetëm hapja e fushatës në Air Albania, pa future pagesën e stadiumit, i cili gjithashtu do të ketë kosto për t’u kthyer në gjendjen e mëparshme, ekspertët llogarisin se shifra i kalon 150 mijë eurot.

Vetëm skena me një led wall, sipas çmimeve që ka në treg shkon te 50 mijë euro.

Regjia qendrore me autobuz e kran, qiranë ditore e ka 10 mijë euro.

Materialet promocionale të shpërndara me logo e të personalizuar shkon te një shifër prej 20 mijë euro.

Shto këtu kostot e tjera shtesë, që pa futur pagesat e njerëzve që kanë sjellë nga rrethet kap shifrën e 150 mijë eurove.

Vetëm ditën e parë. Po kush i paguan ?