HomeAktualitetKronike

Djali i gjyqtarit Fran Prendi është autori i të shtënave me armë në Pukë, babai e la punën sapo nisi Vettingu

Djali i gjyqtarit Fran Prendi është autori i të shtënave me armë në Pukë, babai e la punën sapo nisi Vettingu

Policia ka bërë me dije se Klaudio Prendi, është autori i të shtënave me armë në Pukë. Klaudio mësohet se është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili u dorëhoq pasi filloi Vetingu, por që njëherësh është krahu i djathtë i kandidatit të koalicionit Berisha-Meta, Rrok Dodaj.

Policia ka shpallur në kërkim 26-vjeçarin, i cili gjatë mesnatës ka qëlluar me armë zjarri në ajër nga makina. Blutë bëjnë me dije se është shpallur në kërkim i riu i identifikuar si Klaudio Prendi, banues në Tiranë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, me marrjen e njoftimit, në mesnatë, rreth orës 00:20, se në dalje të qytetit të Pukës në aksin rrugor Pukë – Fushë-Arrëz, ishin dëgjuar të shtëna me armë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë organizuar punën, ku falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit, i cili ka qëlluar me armë zjarri, në ajër”- njofton policia.

Gjithashtu u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim dhe e automjetit nga i cili ky shtetas ka qëlluar në ajër, duke qenë në lëvizje. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.