HomeKronike

“100 mijë lekë ora”?! Prostitucioni “sheshit” në Astir: Vajza 21-vjeçe i bën të gjitha, përveç…

“100 mijë lekë ora”?!  Prostitucioni “sheshit” në Astir: Vajza 21-vjeçe i bën të gjitha, përveç…

Në vend, ka pasur plot raste ku femra të shumta shesin trupin e tyre kundrejt pagesave të kënaqshme.

Seksi me pagesë, ose prostitucioni sa vjen e po shtohet. Vajza të shumta, vetë ose përmes tutorëve, bëjnë pazare, madje lënë edhe vendet e takimit për të kaluar një natë romantike me to, gjithmonë në këmbim të parasë.

Së fundmi, një qytetar ka denoncuar në JOQ, një rast prostitucioni. Sipas qytetarit, në zonën e Astirit, te një hotel të presin goca që bëjnë seks me pagesë.

Siç shihet edhe në njoftimin që bëhet në rrjetet sociale, takimi kushton 100 mijë lekë të vjetra për 1 orë dhe vajza që do të kënaqë djemtë është 21-vjeç që i bën të gjitha, përveç seksit anal. Madje në njoftim, thuhet se vajza është e lirë për djemtë që duan seks me pagesë, nga ora 4 deri në 9.

“Dua te denocoj kte rast per prostituticion. Dje ne Tirane tek Astiri ne nje hotel perball Artistit. Ka dhe shum raste qe ofrohen si kjo”, shkruan qytetari.