HomeMetro

Tha se ishte prekur me Sida, fituesja e “Eurovizionit” shfaqet e transformuar tërësisht

Tha se ishte prekur me Sida, fituesja e “Eurovizionit” shfaqet e transformuar tërësisht

Transgjinorja Conchita Wurst e cila fitoi Eurovisionin në 2014 i shokoi të gjithë dy muaj më parë kur bëri publik lajmin se është prekur nga virusi HIV Aids.

Ajo tregoi se se ish-i dashuri e kishte kërcënuar se do ta publikonte sëmundjen e saj dhe për këtë arsye ajo nuk lejonte askënd ta bënte të ndihej e kërcënuar e kështu e publikoi vetë.

Së fundmi në një set fotografik ajo është shfaqur e transformuar dhe gati nuk njihet. 29-vjeçarja ka ndryshuar pamjen duke u shfaqur bjonde me flokë të prera shkurt.

Ndër të tjera në postimin e saj për sëmundjen ajo shkruante: Sot është dita ta them hapur: Kam shumë vite e prekur nga HIV.

Ky nuk është një informacion që duhet t’i jepet publikut, por një ish-partner më ka kërcënuar se do e bënte publike dhe unë nuk do i jap të drejtën askujt të më frikësojë dhe të ndikojë në jetën time në të ardhmen.”