HomeAktualitetDebat

Beleri mbetet në burg, Ministria e Jashtme greke e quan vendimin skandaloz: Do të ndikojë në marrëdhëniet Shqipëri-BE

Beleri mbetet në burg, Ministria e Jashtme greke e quan vendimin skandaloz: Do të ndikojë në marrëdhëniet Shqipëri-BE

Ministria e Jashtme greke ka reaguar në lidhje me vendimin e gjykatës së Vlorës për të lënë në burg kandidatin për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

Përmes një deklarate zyrtare Ministria e Jashtme greke bën me dije se nëse provat për arrestimin e Belerit nuk janë të pakundërshtueshme, atëherë kemi të bëjmë me një rast skkandaloz.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se vendime si ky i sotmi, tregojnë se Shqipëria nuk po ndjek rrugën e shtetit të së drejtës, e as atë europiane.

“Vendimi i sotëm i gjykatës së Vlorës, nëse provat nuk janë të pakundërshtueshme, është skandaloz. Arrestimi i një kandidati për Kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve nuk përbën shtet ligjor.

Vendimi për ndalimin e kandidatit për Kryetar Bashkie sjell një ndryshim të plotë të rregullave të barazisë në zgjedhjet bashkiake në Heimrë, qendra më e rëndësishme e pakicës kombëtare greke në Shqipëri.

Një vendim i tillë do të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Shqipërinë, pasi kusht i kësaj rruge europiane është respektimi i rregullave dhe parimeve të shtetit të së drejtës nga vendet kandidate.

Vendime si ky i sotmi që shkelin parimet e mësipërme do të thotë se në praktikë Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.