HomeAktualitet

Gjykata e la në burg: I infiltruari i Policisë i dha një listë me 15 persona, Beleri i telefonoi personalisht

Gjykata e la në burg: I infiltruari i Policisë i dha një listë me 15 persona, Beleri i telefonoi personalisht

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Fredi Belerin.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Himarë u arrestua për shitblerje votash.

Në sallën e gjyqit Fredi Beleri ka deklaruar se nuk ka lidhje me akuzën.

Ai ka thënë se ishte me të afërmit e tij dhe se lekët nuk i kishte për të blerë vota.

“Nuk kam lidhje me akuzën, isha me të afërmit e mi. Lekët nuk i kisha për të blerë vota”, – mësohet se ka thënë Fredi Beleri në sallën e gjyqit.

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me hetimet, që çuan pas hekurave kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Beleri, në një kohë kur ky i fundit del sot para gjykatës.

Mirëpo i infiltruari i policisë i dorëzoi Belerit një listë me 15 votues. Duke iu referuar këtyre burimeve, Beleri i ka kontaktuar në telefon vetë disa prej personat.

Po ashtu, ka dyshime se të infiltruarit iu dhanë 40 mijë lekë të reja për 8 vota. Ndërkohë burimet thanë se 7 nga 15 emrat janë kontaktuar nga Beleri.

Mes të tjerash Lala tha se pasi ka verifikuar listën, Beleri i ka kërkuar të infiltruarit që të takojë Kokoveshin, ndërsa thuhet se bashkëpunëtori i kandidatit të ‘BF’, do t’i jepte atij 300 euro.