HomeBota

Dy orë pas mbylljes së votimeve numërohen 71% e votave në Turqi!

Dy orë pas mbylljes së votimeve numërohen 71% e votave në Turqi!

Me më shumë se 71% të votave të numëruara, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vazhdon të kryesojë kundërshtarin Kemal Kilicdaroglu në balotazhin e sotëm, sipas rezultateve paraprake jozyrtare nga agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu e vendit.

Shifrat e fundit:

Vota të numëruara: 71.45%

Erdogan: 54.37%

Kilicdaroglu: 45.63%

Shkalla e pjesëmarrjes: 85.07%

Rezultatet e publikuara nga Anadolu janë jozyrtare. Rezultati zyrtar i zgjedhjeve do të publikohet nga Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë.