HomeKronike

Reshjet e papritura! Mbytet një turist në kanionin e Langaricës: Rrezikohen turistët e tjerë

Reshjet e papritura! Mbytet një turist në kanionin e Langaricës: Rrezikohen turistët e tjerë

Humb jeten nje turist në kanionin e Langaricës në Përmet.

Burime nga vendngjarja konfirmojnë se, shtetasi i huaj emri i të cilit ende nuk dihet, ishte turist që kish shkuar për të eksploruar kanionin në fjalë.

Burime nga vendngjarja konfirmojne se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e mbytjes në rrjedhën e Langaricës nga rreshjet e dëndura të shiut.

Në vendin e quajtur ‘Mulliri i Bënjes’ policia ka zbuluar turistin e huaj të pajetë të cilin e ka transportuar në spitalin e qytetit.

Policia po punon për shpëtimin e turistëve të tjerë në shtratin e lumit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Përmet.