HomeBota

Sa ngjajnë polici italian me policin tonë! Dhunë dhe torturë ndaj qytetarëve: Arrestohen pesë oficerë policie në Itali

Sa ngjajnë polici italian me policin tonë! Dhunë dhe torturë ndaj qytetarëve: Arrestohen pesë oficerë policie në Itali

Pesë oficerë policie u arrestuan në Verona të Italisë, nën akuzën për rrahjen dhe torturimin e të paktën shtatë civilëve.

Ata janë lënë në arrest shtëpiak dhe sipas prokurorit kompetent, “të pandehurit (një inspektor dhe katër policë) në vend që të parandalojnë krimet, dyshohet se i kanë kryer vetë”.

Sipas mediave italiane, pesë oficerët e rendit kanë goditur me shuplakë dhe “verbuar” me sprej piper qytetarët të cilët ishin arrestuar dhe duhej të merreshin në pyetje. Prokurori përmend në mënyrë tipike se në njërin prej rasteve të pandehurit “dyshohet se kanë detyruar një qytetar të urinojë brenda zyrës së departamentit dhe më pas të shtriheshin në dysheme për ta pastruar atë”.

A u duket se ngjajnë shumë polici me policin pavarsisht kombesia dhe shtetësia?