HomeMetro

Fotografohen duke darkuar: Çfarë po ndodh me dyshen Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio?

Fotografohen duke darkuar: Çfarë po ndodh me dyshen Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio?

yshja Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio janë parë duke darkuar sërish. Këtë herë duket sikur gjërat janë bërë serioze, pasi prezentë në darkë kanë qenë babai dhe njerka e aktorit.

28-vjeçarja dhe aktori fitues i çmimit “Oscar” u panë të dy duke mbërritur në Chiltern Firehouse në Londër.

Kjo shënon natën e tyre të dytë radhazi në kryeqytet, pasi të martën shkuan për darkë me prindërit e Leonardos në China Tang, sipas DailyMail.

Raportohet se romanca e çiftit mbaroi në shkurt, por pavarësisht përfundimit të dukshëm të lidhjes së tyre të shkurtër, të dy u panë së bashku disa herë në maj dhe dyshohet se kanë qenë sërish bashkë kohët e fundit.

Aktori u pa duke mbërritur në hotel në mënyrë të fshehtë, duke ndjekur babanë e tij George dhe njerkën Peggy Farrar.

Ylli i “Titanic” u pa i veshur me një palë xhinse të errët dhe një xhaketë të zezë të thjeshtë, me atlete të bardha.