HomeAktualitetKronike

Përgjon çiftet / Avokatja Mirela Jorgo paralajmëron arrestimin detektives Shkenda Lili: Është veprimtari e paligjshme

Përgjon çiftet / Avokatja Mirela Jorgo paralajmëron arrestimin detektives Shkenda Lili: Është veprimtari e paligjshme

Avokatja Mirela Jorgo ka paralajmëruar pasoja ligjore mbi detektiven private Shkenda Lili, e cila përgjon çifte për të zbuluar tradhtitë e dyshuara.

Mirela Jorgo thotë se përgjigjimi që bën detektivja private mbi marrëdhëniet martesore është shkelje ligjore, madje është edhe vepër penale.

Mjafton që i përgjuari t’a kallëzojë dhe Lili shkon në burg, pasi përgjimi i saj nuk ka asnjë bazë ligjore.

“Përgjigjimi që bën detektivja private mbi marrëdhëniet martesore është shkelje ligjore për mbrotjen e të dhënave dhe jetēs private të tjetrit, të garantuar me Kushtetute. Pra, një biznes antiligjor.

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut psrashikon shkelje të Nenit 8 (e drejta e respektimit të jetës private dhe familjare) të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Interpretimi i saj tek “E Diell” është qesharak, amatoresk dhe pa pikë vlere.

Për opinionin tim ajo duhet të penalizohet rëndë bashkë me emisionin“.