HomeAktualitet

Juristi Romeo Kara: Tashmë është imediate, ngritja e një task force ndërinstitucionale, e cila duhet të ketë si objektiv luftën ndaj korrupsionit

Juristi Romeo Kara: Tashmë është imediate, ngritja e një task force ndërinstitucionale, e cila duhet të ketë si objektiv luftën ndaj korrupsionit

Juristi Romeo Kara, nëpërmjet një statusi në profilin e tij Facebook, ka hedhur idenë për ngritjen e një task force ndërinstitucionale në luftën kundër korrupsionit.

Sipas juristit: “Lufta ndaj korrupsionit është as më shumë e as më pak, një çështje jetike dhe e sigurisë kombëtare për shqiptarët.

Kjo luftë duhet të jetë gjithëpërfshirëse si transversialisht ashtu edhe horizontalisht.

Tashmë është imediate, ngritja e një task force ndërinstitucionale, e cila duhet të ketë si objektiv, luftën ndaj korrupsionit dhe krijimin e mundësisë së ringritjes së shtetit mbi baza të forta etike dhe morale.”, shkruan Kara.