HomeHumor

Muli entuziast për Mata Harin që filmoi Safetin

Muli entuziast për Mata Harin që filmoi Safetin

Muli sot ishte shend e verë. Kishte 24 orë që negocionte publikimin e videos dhe më në fund ja doli.

Mata Hari që çuan tek Safeti më në fund e realizoi misionin e saj.

-I ka hallall gjithë fotot që ka bërë me Doktorin, i tha Lelos.

Sa herë vite donte të takonte Doktorin, por donte dhe foto.

Doktori filloi ta kishte bezdi, por në fund e lejonte.

Gjithmonë pas takimit.

-Jam shumë kurioz, tha Lelo, çfarë bisedonte Doktori me atë aq gjatë?

Se dhe Grida që ka pas ndenjë para kësaj kaq gjatë me Doktorin, kishte arsye, se ai i recitonte Eseninin.

Po kësaj çfarë i recitonte?

-Varet çfarë pasionesh ka.

Ne nuk e njohim mirë, tha Muli.

Duhet pyet Gon Koliqi për pasionet e saj, se kjo vjen nga kontingjentet e SHISH.

Po Doktori është poliedrik. Di çdo gjë nga çdo fushë.

Mund të kenë folur për CIA, për McGonigalin, për FBI, për Mosadin, për Mata Harin, për cfarë të ketë dashur ajo.

-Kjo është gruaja më e suksesshme në PD, tha Lelo.

Dhe më e mirë se burrat.

Gjithën ata burra mezi fituan 5 bashki më 14 maj.

Kjo me një takim më 6 qershor e këputi një.

-Duhet ta forcojmë këtë stil, tha Muli.

Albana duhet të ngrejë një skuadër të tillë se këto bëjnë punë më shumë se burrat.

-Albana ka një problem se bëhet xheloze, tha Lelo, dhe nuk i lejon të shkojnë deri në fund si kjo me Safetin.

-Po s’ka problem, tha Muli, le t’i instruktojë që t’u lënë shenja, t’i kafshojnë dhe pastaj i kemi si prova.

-Kështu po, tha Lelo.

Rreziku është se do na bëhen vampire, se do t’i kafshojnë me urrejtje.

Se kjo vajza e kishte bërë me dashuri punën e saj.

-Lere se na bëri punë të madhe shumë, tha Muli.

Vetëm se sot, përveç Safetit na shkërdheu dhe mitingun për Albinin.

Nuk na erdhi njeri fare. E kishin të gjithë mendjen tek Safeti