HomeKronike

Shëngjin, shkëputen masiv gurësh nga mali. Raportohet për 2 të lënduar (Fotot)

Shëngjin, shkëputen masiv gurësh nga mali. Raportohet për 2 të lënduar (Fotot)

Mëngjesin e sotëm pasagjerët e autobusit në Shëngjin, të cilët janë edhe punëtorë të një fabrike kanë përjetuar një situatë tmerri.

Nga mali janë shkëputur masiv gurësh , të cilët kanë rënë mbi autobus. Raportohet për 2 gra të lënduara, por nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tyre.

Dyshohet se gurët kanë rrëshqitur si pasojë e shirave të rënë gjatë natës.

Forca policie kanë nisur hetimet, ndërsa sektori i mirëmbajtjes së rrugëve ka nisur punën për pastrimin e gurëve.