HomeAktualitet

Rama merr hapin final: Shteti ynë e bën me detyrim…vuloset vendimi

Rama merr hapin final: Shteti ynë e bën me detyrim…vuloset vendimi

Kryeministri Edi Rama ka marrë një vendim të rëndësishëm duke “vulosur” përfundimisht punësimin e “detyrueshëm” per 5 vitet e para të karrierës për studentët e mjekësisë.

Rama tha se populli Shqiptar nuk mund te paguaje taksa per te “furnizuar Gjermanine me mjekë”.

“Çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë paguan taksa shtetit për formimin e mjekëve të rinj, për të mbrojtur jetën dhe për të garantuar shëndetin e të gjithë qytetarëve të tij. Nuk është njëlloj si profesionet e tjera, por është një profesion i lidhur drejtpërdrejt me detyrimin e çdo shteti për shëndetin e qytetarëve.

Çdo student i mjekësisë që do të futet në universitet duhet që të njihet me faktin se për t’u pajisur me diplomë duhet qe për 5 vite t’i sherbeje me pune këtij populli. Populli shqiptar nuk paguan taksa qe te furnizoje me mjeke Gjermanine dhe vendet e tjera”, tha Rama.