HomeAktualitet

Kush është modelja që mori gjithë vëmendjen në ditëlindjen e Ramës

Kush është modelja që mori gjithë vëmendjen në ditëlindjen e Ramës

Kryeministri Edi Rama mes nje tavoline miqesie ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e tij të 59-të.

Alex Soros, djali i biznesmenit George Soros ka publikuar disa fotografi nga darka me presidentin Bill Clinton ku gjithashtu u festua edhe ditëlindja e Edi Ramës.

Por Alex Soros nuk ishte i vetëm ne këtë festë pasi në krahun e tij u shfaq modelja e njohur, Savannah Huitema. Bukuroshja e “Model Management”, është bashkëjetuesja e djalit të multi-miliarderit, George Soros. Në të gjitha fotot e takimeve, studentja e Harvardit, shfaqet kudo, madje ka ripostuar gjithçka që ka zbuluar i dashuri i saj, Alex Soros.