HomeAktualitet

Rrahman Rraja la mandatin, ja kush është deputeti i ri socialist do ta zëvendësojë….

Rrahman Rraja la mandatin, ja kush është deputeti i ri socialist do ta zëvendësojë….

Deputeti i Partise Socialiste, Rrahman Rraja ka lënë sot mandatin e deputetit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Krujë, kur vëllezërit e tij dhe anëtarë të tjerë të fisit Rraja kanë dhunuar barbarisht dy kushërinjtë, Jashar dhe Bilbil Maja.

Rraja ishte në mandatin e tij të dytë të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë. Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, Rraja u ka kërkuar ndjesë dy viktimave të dhunës, ndërsa mes rreshtash thotë se dështoi si prind.

Tashmë, pas lënies së mandatit të Rrajës, vendin e tij do ta marrë si deputet i PS do ta marrë, Arkend Balla.