HomeDiaspora

Dhunës në Kuvendin e Kosovës nuk i shpëtojnë as gratë (Video)

Dhunës në Kuvendin e Kosovës nuk i shpëtojnë as gratë (Video)

Pamje të paprecedenta vijnë sot nga Kuvendi i Kosovës, aty ku deputetët u përfshinë në përleshje e grushta. Siç shihet në video, dhunës nuk i shpëtoi as Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Gjithçka ndodhi teksa kryeministri i Kosovës Albin Kurti mbante fjalën e tij në foltore. Fillimisht u sulmua me ujë, e më pas palët u përfshinë nga përplasja fizike. Mediat në Kosovë thonë se dhuna nisi nga deputetët e PDK.

Fillimisht, në drejtim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi u hodh ujë nga deputeti Mërgim Lushtaku, pastaj u sulmua fizikisht edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.