HomeSport

Xhuliano Skuka i kalon të gjithë dhe shënon në minutë të fundit, i jep kualifikimin Mariborit me super golin (Video)

Xhuliano Skuka i kalon të gjithë dhe shënon në minutë të fundit, i jep kualifikimin Mariborit me super golin (Video)

Xhuliano Skuka është kthyer sërish në hero, këtë herë te Maribori. Sulmuesi shqiptar është aktivizuar në pjesën e dytë kundër Birkirkara të Maltës.

Ndeshja e parë kishte mbaruar me shifrat 1-1, ndërsa kjo e kthimit nisi me avantazhin e vendasve.

Sllovenët barazuan në minutën e 80 dhe vetëm 8 minuta më vonë, Skuka dha goditjen e fundit. Sulmuesi shqiptar arriti të kalojë portierin dhe dy mbrojtësit kundërshtar, për të gjetur rrjetën.

Kështu Maribori është kualifikuar dhe ka shkuar në turin e dytë të Conference League

https://twitter.com/MariborSampion/status/1682071968755990535?