HomeAktualitetKronike

Gjykata e Tiranës lë në burg Dritan Goxhajn: Do apeloj vendimin, nuk kam bërë asnjë krim

Gjykata e Tiranës lë në burg Dritan Goxhajn: Do apeloj vendimin, nuk kam bërë asnjë krim

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për 40 ditë, për ish-anëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj.

Gjatë seancës gjyqësore, togat e zeza kanë kërkuar informacion shtesë nga drejtësia në Kosovë, në lidhje me akuzat e ngritura ndaj Goxhajt.

Në sallën e gjyqit, Goxhaj ka pretenduar se nuk ka bërë asgjë të paligjshme përveç disa shkrimeve në rrjetet sociale.

“Do të apeloj masën e sigurisë. Nuk kam shkelur asnjë ligj, nuk kam bërë asnjë krim. Kërkoj të më kthehet dinjiteti si shqiptar”, ka deklaruar ai.

Autoritetet në Kosovë e akuzojnë për intimidim të dëshmitarëve, në disa procese gjyqësore kundër ish-anëtarëve të UÇK-së.