HomeKronikeDiaspora

Tragjike në SHBA! Çiftin shqiptar e zë korrenti: 24-vjeçari humb jetën në spital, e fejuara në gjendje të rëndë

Tragjike në SHBA! Çiftin shqiptar e zë korrenti: 24-vjeçari humb jetën në spital, e fejuara në gjendje të rëndë

Tragjedi për një çift të ri shqiptarësh në SHBA. Mësohet se, Kolë Nikprelaj dhe e fejuara e tij u goditën nga rryma elektrike në Marina Wright Island në New Rochelle.

Ata u dërguan menjëherë në spital dhe vajza ndodhet ne gjendje të rëndë, ndërsa Kola ka humbur jetën mbrëmjen e shkuar.

Nikprelaj ishte 24 vjeç dhe do të mbushte 25 këtë muaj. Ai kishte mbaruar shkollën e mjekësisë dhe ishte gati të fillonte në Qendrën Mjekësore Berkshire.

Nikprelaj dhe e dashura e tij Dila Bujaj sapo kishin përfunduar xhiro me jet-ski kur u godit nga një tel elektrik. Varrimi i tij do të bëhet të shtunën në Hartsdale.