HomeMetro

Ndarja nga jeta e Toto Cutugno, vjen reagimi i kryeministrit Rama

Ndarja nga jeta e Toto Cutugno, vjen reagimi i kryeministrit Rama

Ndërron jetë në moshën 80-vjeçari kantautori i mirënjohur italian Toto Cutugno.

Lajmin e ka dhënë menaxheri i tij, i cili ka njoftuar se Cutugno ëshë ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë.

Cutugno do të mbahet mend për të famshmen, “L’Italiano “, një këngë që u kthye shumë shpejt në një simbol brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu në karrierën e tij ai ka shënuar suksese të shumta, duke fituar një Festival të Sanremos dhe duke u renditur i dyti në gjashtë raste të tjera.

Ndërkohë që muzika italiane është në zi për vdekjen e një prej kantautorëve të saj më të mirë të saj, Toto Cotugno edhe kryeministri Rama ka shprehur ngushëllimet për humbjen e këtij artisti.

Ai ka shpërndarë një postim në Facebook ku thotë se supozohej se ai dhe kantautori të takoheshin në Vlorë këtë vit, por siç u shpreh ai “Zoti vendosi ta marrë pranë vetes”.

Rama gjithashtu shkruan se këngët e tij janë të regjistruara përgjithmonë në zemrat e shumë shqiptarëve.

“Ju ishit një italian i madh, i vërtetë, ne duhej të takoheshim këtë verë në Vlorë, por Zoti vendosi të të lërë të prehesh në paqe, ndërsa me ne këngët e tua mbeten të regjistruara përgjithmonë në zemrat e shumë shqiptarëve.

Faleminderit për gjithçka Toto Cutugno ishte një privilegj të jetoja në të njëjtën kohë me një legjendë si ju”,-shkruan Rama.