HomeBota

“Vajzat duhet të mos dehen, që të mos përdhunohen si në Palermo”, pas komenteve bashkëshorti i Giorgia Melonit në qendër të kritikave

“Vajzat duhet të mos dehen, që të mos përdhunohen si në Palermo”, pas komenteve bashkëshorti i Giorgia Melonit në qendër të kritikave

Andrea Giambruno ka ngjallur reagime të forta pas komenteve për një rast përdhunimi

Bashkëshorti i Kryeministres Giorgia Meloni ka shkaktuar reagime të forta tek opinioni publik, pas deklaratave të bëra për rastin e një përdhunimi në grup të një vajze të re në Palermo. Deklaratat e tij zunë titujt e parë te gazetat e shtetit fqinj.

Andrea Giambruno, i cili drejton programin “Diario del giorno” në kanalin televiziv Rete 4, po komentonte ngjarjen.

“Nëse shkoni për t’u dëfryer keni të drejtën e botës për t’u dehur por nëse shmang dehjen dhe humbjen e vetëdijes, mbase shmangni edhe probleme të caktuara si të përfunduarit në gojën e ujkut”, u shpreh ai në programin e tij të hënën në mbrëmje.

Megjithatë nuk vonoi shumë dhe deputetët e pozitës dënuan komentet e tij.

“Unë i them Giambruno se djemtë duhet të edukohen për të treguar respekt, në vend që vajzat të mësohen të jenë të kujdesshme”.

Giambruno, karriera televizive e të cilit ka marrë hov që kur Meloni u bë Kryeministre u shpreh se komentet e tij ishin nxjerrë jashtë kontekstit për të krijuar një polemikë “surreale“.