HomeAktualitet

VIDEO/ Tentoi golin me finte në tokën greke, lojtari Kuq e zi humbet rastin e pastër ndaj AEK-ut të Athinës por do luaj në grupet e Champions

VIDEO/ Tentoi golin me finte në tokën greke, lojtari Kuq e zi humbet rastin e pastër ndaj AEK-ut të Athinës por do luaj në grupet e Champions

Antverpi ka siguruar për herë të parë kualifikimin në grupet e Ligës së Kampionëve. Kampionët e Belgjikës kanë mposhtur 1-2 AEK-un e Athinës mbrëmjen e sotme, ndërsa një javë më parë kishin fituar me shifrat 1-0 kundër tyre. Pranë golit shkoi edhe sulmuesi shqiptar, Arbnor Muja.

Afrimi më i ri i Kombëtares shqiptare pati një rastë pastër shënimi në pjesën e dytë të takimit. Pas një asksioni model të belgëve, topi shkon në drejtim të tij në zonën e AEK-ut. I gjendur fare pranë portës,

Muja tenton golin me finte në tokën greke, por nuk gjeti dot kohën e duhur për t’u koordinuar. Sulmuesi shqiptar nuk i beson dot syve për mundësinë e shpërdoruar.