HomeAktualitet

Fredi Beleri i lë “pa fjalë” të gjithë! Nga qelia e burgut “zbulon” skandalin e pronave në Himarë? Padit Goron, Xhaçkën dhe bashkortin e saj…në SPAK

Fredi Beleri i lë “pa fjalë” të gjithë! Nga qelia e burgut “zbulon” skandalin e pronave në Himarë? Padit Goron, Xhaçkën dhe bashkortin e saj…në SPAK

Prej 12 maji, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ndodhet në paraburgim pasi u arrestua me urdhër të SPAK-ut nën akuzen e blerjeve të votave.

Çështja “Beleri” u bë shkak të krisjes së marrëdhënies mes Shqiperise dhe Greqisë ndërsa kryeministri Edi Rama ka përsëritur se kjo është një çështje e Drejtësisë se re shqiptare dhe nuk mund të nderhyje pavaresisht kercenimeve që vijnë nga politikanët e Greqisë.

Se fundmi, Fredi Beleri nga qelia e burgut ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme një padi ndaj ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, bashkëshortit të saj Artan Gaçi si dhe ish-kreut të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.

Nga paraburgimi i Durrësit, Beleri ka befasuar të gjithë me “zbulimin” e tij “gjenial” madje ka hartuar një dosje që sipas tij “përbën skandal me shfrytëzimin e tokave në mënyrë të paligjshme në Bashkinë Himarë“. Mesa duket Beleri po luan çdo “gur” për të shpëtuar veten e tij duke sulmuar padrejtësisht Qeverinë Rama dhe ministrat e saj.