HomeSport

E pabesueshme! Gjermania eliminon gjigandët e SHBA-së nga botërori i basketbollit

E pabesueshme! Gjermania eliminon gjigandët e SHBA-së nga botërori i basketbollit

Gjermania ka bërë surprizën e madhe në kampionatin botëror të basketbollit që po zhvillohet në Filipine.

Skuadra gjermane ka eliminuar në gjysmë finale pretendentët kryesor të këtij turneu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndeshja ishte shumë e fortë, çka e tregoi edhe rezultati tepër i ngushtë 113 me 111 për gjermanët. Skuadra gjermane do të gjejë në finale Serbinë, e cila eliminoi Kanadanë.

Finalja do të luhet të dielën.