HomeMetro

Lajm surprizë! Dy shqiptare prezantueset e festivalit botëror “MTV” në 12 shtator

Lajm surprizë! Dy shqiptare prezantueset e festivalit botëror “MTV” në 12 shtator

Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha do të jenë dy nga prezantueset e festivalit muzikor që pritet të mbahet më 12 shtator në Nju-Jork.

Lista është bërë me dije nga mediat e huaja në të cilën, bëhet me dije se këngëtaret shqiptare nuk do të ngjiten në skenë si perfomuese, por në një tjetër rol.

Vetë Rita Ora nuk është e nominuar në asnjë kategori. Ndërkohë, këngëtarja tjetër e njohur shqiptare Dua Lipa është e nominuar në dy kategori në MTV Video Music Awards 2023 si “koreografia më e mirë” dhe “Best Pop”, së bashku me Bebe Rexhën që është e nominuar për këngën “I’m Good (Blue)” si “Bashkëpunimi më i mirë” me David Guettan.

Në garën për “artisten e vitit” janë nominuar 6 gra: Beyoncé, Doja Cat, Karol G, Nicki Minaj, Shakira, Taylor Swift.