HomeAktualitet

Bëhemi gazi i botës! “Ka filluar përçarje në familjen ballkanike”: Lehjet e koneve nga F F të Kosovës kundër Shqipërisë bëjnë jehonë ndërkombëtare

Bëhemi gazi i botës! “Ka filluar përçarje në familjen ballkanike”: Lehjet e koneve nga F F të Kosovës kundër Shqipërisë bëjnë jehonë ndërkombëtare

Lufta brenda llojit është padyshim ajo më e ashpra, me fuqi shkatërruese. E shqiptarët dinë më së miri që ta bëjnë këtë luftë, duke u marrë shpesh me njëri-tjetrin.

Në Kosovë ka nisur një fushatë madh porpogandistike prej disa ditësh me figura të shquara në televizion, këngëtar dhe zyrtarë të FFK që i kërkojnë Shqipërisë që të mos marrin më lojtarë të tyre, duke bërë ndasi.

E gjitha kjo situatë është pasqyruar edhe në një prej mediave polake, Weslo, e cila ka shkruar një artikull me titullin: “Kosova ndan, Kosova bashkon”. Në këtë artikull shpjegohet lidhja mes Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa ndër të tjera, flitet edhe për situatën e fundit.

“Në Prishtinë mburren se akademitë e tyre janë më të mira se të Shqipërisë, por në të njëjtën kohë nënvizojnë se te Shqipëria nuk luajnë drejtë.

Thirrjet për lojtarët që kanë qenë pjesë e Kosovës quhen si shuplakë, Daku dhe Muja. Kjo çështje ka filluar të përçajë familjen ballkanike. Megjithatë këto çarje harrohen lehtë kur ka një kauzë të përbashkët, Shqipëria dhe Kosova u bashkuan prapë pas asaj që ndodhi në Rumani”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/