HomeDiaspora

Takimi në Bruksel, Kurti plas ‘bombën’: U ekspozova ndaj një skenari me shpërfillje të kordinuar Vuçiç-Lajçak

Takimi në Bruksel, Kurti plas ‘bombën’: U ekspozova ndaj një skenari me shpërfillje të kordinuar Vuçiç-Lajçak

Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, mbajtën një konferencë për media.

Kurti tregoi se si shkuan takimet me Vuçiç e zyrtarët evropianë, ndërsa akuzoi Lajçak se në takimin e dytë trilateral e vendosi përballë një skenari të përgatitur më herët dhe ishte në koordinim me shpërfilljen edhe të Vuçiç.

“Në takimin e dytë, atë trilateral, me pjesëmarrje edhe të presidentit të Serbisë, u ekspozova përballë një skenari të cilin zoti Lajçak dukej që e kishte dizenjuar kohë më parë.

Pasi i propozova presidentit të Serbisë dhe dy përfaqësuesve evropianë një plan të sekuencimit të punuar nga Republika e Kosovës, i cili në fakt është dokumenti i parë që e propozoj në një takim të nivelit të lartë edhe pse kryenegociatori Bislimi i ka propozuar në 4 muaj të kaluar dhe 2 plane të tjera të sekuencimit e të cilat janë refuzuar nga zoti Lajçak.

Presidenti i Serbisë dhe Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe me të njëjtën shpërfillje të koordinuar.

Të dy thanë që ky plan është shumë jo realist dhe rrjedhimisht e vetmja rrugë përpara është zbatimi i pasekuencuar i pikës së negocimit të një statuti të Asociacionit të Komunave,” – u shpreh Kurti.