HomeAktualitet

Raporti i OSBE-së vetëm rekomandime për përmirësim! Saliu thirrje për protesta: Raporti i OSBE vërtetoi farsën elektoralë të 14 majit

Raporti i OSBE-së vetëm rekomandime për përmirësim! Saliu thirrje për protesta: Raporti i OSBE vërtetoi farsën elektoralë të 14 majit

Sali Berisha komentoi, në një deklaratë për mediat jashtë kuvendit, raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 14 majit, që sipas tij vërtetoi faktin se vota e lirë u manipulua.

Berisha paralajmëroi protesta të qëndrueshme me qëllim largimin e qeverisë së Edi Ramës dhe garantimin e lirisë së votës si e drejtë themelore.

“Raporti i OSBE konstaton se për kontrollin e votës u përdorën mjete antikushtetuese dhe antiligjore, të cilat dhunuan Kodin Zgjedhor, standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira.

Zgjedhjet u kontrolluan nga administrata. Për 600 mijë idealistët shqiptarë që refuzuan me çdo kusht deformimin e vullnetit të tyre, të përgatitemi për protesta të fuqishme dhe të qëndrueshme për të larguar këtë regjim. PD mbetet e vendosur të udhëheqë shqiptarët drejt një përpjekje për të votuar të lirë”, tha Berisha.