HomeAktualitet

Sulmi ndaj Gjergj Zefit, reagon Balla: Do bëjmë gjithçka për kapjen e autorëve

Sulmi ndaj Gjergj Zefit, reagon Balla: Do bëjmë gjithçka për kapjen e autorëve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka komunikuar në telefon pak minuta më parë me gazetarin Gjergj Zefi, administrator i portalit “Pamfleti”.

Zefi u sulmua fizikisht në një akt burracak teksa po dilte nga redaksia.

Mësohet se ministri Balla i ka garantuar gazetarit se policia do të bëjë gjithçka për të gjetur autorët dhe vënë para drejtësisë. Zefi po merr ndihmën mjekësore.

Ndërkohë policia njoftoi se me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, e nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.