HomeAktualitet

Greqia rishpall projektin e rrugës “Janinë-Kakavijë” me buxhet 234 milionë euro

Greqia rishpall projektin e rrugës “Janinë-Kakavijë” me buxhet 234 milionë euro

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit të Greqisë ka rishpallur projektin rrugor “Zgjerimi i rrugës Janinë-Kakavijë”, me një buxhet prej 234 milionë euro me TVSH.

Projekti, 70 km i gjatë, është një seksion rrugor i Boshtit Perëndimor dhe është vazhdimi i rrugës nga Janina në kufirin greko-shqiptar në zonën e Kakavisë, duke përshkuar prefekturën e Janinës.

Ndërhyrja në këtë aks është një projekt i një rëndësie të veçantë për Epirin, Greqinë Perëndimore, por edhe Evropën Juglindore, pasi do të përmirësojë perspektivat midis Greqisë dhe vendeve të Ballkanit Jugperëndimor, në fushën e transportit, tregtisë, turizmit dhe logjistikës .

Në të njëjtën kohë, projekti do të sigurojë aksesin e zonës së Konicës në rrugën Jonike dhe në vazhdimësi në zonat e Follorinës dhe Kastorisë.

Projekti përfshin dy nënseksione atë të Janinës dhe Kakavijës.