HomeAktualitet

Ky është shkaku i humbjen së jetës së 3-vjeçarit në Tiranë, sipas ekspertizës mjeko ligjore

Ky është  shkaku i humbjen së jetës së 3-vjeçarit në Tiranë, sipas ekspertizës mjeko ligjore

Report Tv ka siguruar raportin e ekspertizës paraprake që i është bërë Brian Spahiut pasi humbi jetën, pas ndërhyrjes kirurgjikale në kliniken dentare ‘Splendent’.

Sipas ekspertizës paraprake, siç shihet edhe në dokument, shkaku i vdekjes është cilësuar si “Vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura më parë”.

Skeda e vdekjes mban firmën e ekspertit mjeko-ligjor Erindo Alla. Shkaku paraprak është përcaktuar më datë 1 tetor, ditën kur vogëlushi 3-vjeçar humbi jetën. Por, pritet edhe një raport përfundimtar për shkakun e vdekjes.