HomeSport

Armando Broja nuk do të jetë në fushë nesër kundër Çekisë në stadiumin “Air Albania”

Armando Broja nuk do të jetë në fushë nesër kundër Çekisë në stadiumin “Air Albania”

Armando Broja nuk do të jetë në fushë nesër kundër Çekisë në stadiumin “Air Albania”. Sulmuesi nuk është ende në gjendje që të luajë.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho në një konferencë për shtyp pasditen e sotme.

“Broja është stërvitur shumë pak. Pas konsultave me mjekun tonë, ai ndjen një shqetësim fizik dhe nuk do jetë i gatshëm nesër për ndeshje. Kemi dhe lojtarë të tjerë të cilët do t’i vlerësojmë. Gjasula erdhi, është ok, është gati për të luajtur”.

Ndeshjen me Çekinë, tekniku Sylvinho e konsideron të vështirë, por jo vendimtare për kualifikimin në Euro 2024.