HomeDiaspora

VIDEO/ Tifozi unik i Kombëtares në proces për pasaportën shqiptare: Kjo, ditëlindja më e bukur që kam kaluar

VIDEO/ Tifozi unik i Kombëtares në proces për pasaportën shqiptare: Kjo, ditëlindja më e bukur që kam kaluar

Besmir Limani, tifozi unik i Kombëtares që në çdo ndeshje shkon me fytyrën e pikturuar me flamurin kuqezi, ka thënë se është në proces për të marrë pasaportën shqiptare.

Që prej moshës 4 vjeçare ai ka lënë Maqedoninë e Veriut dhe prindërit u vendosën në Zvicër, teksa thotë se kjo është ditëlindja më e bukur që ai ka kaluar.

“Kjo është ditëlindja më e bukur që kam kaluar. Pasaporta? Jemi rrugës për ta mbyllur këtë çështje, edhe unë do bëhem nënshtetas i shtetit amë.

Çdo shqiptar të ketë mundësinë të aplikojë për pasaportë. Piktura në fytyrë? Kjo merr tre orë e gjysmë për ta bërë, e vështirë është edhe për ta larë”, tha Limani para ndeshjes me Çekinë.