HomeSport

27-vjeçari dardan ka bërë tifozët e skuadrës italiane të harrojnë Hjulmand drejt Interit me Asllanin

27-vjeçari dardan ka bërë tifozët e skuadrës italiane të harrojnë Hjulmand drejt Interit me Asllanin

Jo vetëm Kristjan Asllani, pjesë e Interit mund të bëhet një tjetër futbollist shqiptar. Drejtori sportiv i nënkampionëve të Europës, Piero Ausilio ishte i pranishëm në “Air Albania” për të ndjekur Shqipëri-Çeki (3-0).

Ndërkohë që ishte i ftuar në Tiranë nga FSHF, ku mori pjesë në kursin për drejtorët e rinj sportivë.

Çeku Souchek, pjesë e West Ham në Premier League është një ndër emrat që pëlqehet nga drejtuesi i Interit, por edhe Ylber Ramadani.

Mesfushori i kombëtares shqiptare duke sikur ka vite që luan në Serie A. Edhe pse u bashkua me Leccen vetëm në ditët e para të gushtit.

27-vjeçari dardan ka bërë tifozët e skuadrës italiane të harrojnë Hjulmand, i shitur te Sportingu i Lisbonës. Për shkak të zemrës që vendos në fushë dhe dueleve të fituara, duke qenë një urë lidhëse mes dy reparteve.

Mision që po e kryeson me shumë sukses edhe në kombëtaren e drejtuar nga Sylvinho. Shtypi italian shkruan se Ausilio ka mbetur i befasuar nga cilësitë e mesfushorit shqiptar.

Dhe po monitoron personalisht nga afër performancat e Ramadanit, një ndër lojtarët me më shumë km të përshkruara në Serie A.

I cili pritet të mos qëndrojë gjatë në Salento…