HomeNostalgji

Osman Mula: “Shoku Sillo rol që i solli shumë shqetësime miku tim të ndjerë”

Osman Mula:  “Shoku Sillo rol që i solli shumë shqetësime miku tim të ndjerë”

Rolet e mëdha dhe skenat e paharrueshme, puna për koncertet e Vitit të Ri dhe anëtarët e Komitetit Qendror te dhoma e kontrollit në RTSH.

Osman Mula vjen në një rrëfim për mikun e hershëm, Koço Devole, që sot nuk jeton më.

Ai kujton kohët e vështira dhe kërcënimet që pati marrë Koço Devole për një rol të vetëm që do të shkundte aparatin shtetëror.

“Ka qenë humbje për të gjithë. Roli i Sillos i solli shqetësime deri edhe kërcënime. Nuk ishte thjesht humor ishte sarkazëm dhe ai u kërcënua. Dikur për të kishte një letër që e shihnin me shfaqje të huaja. Letra si kjo të shoqërojnë gjithë jetën”, tha Osman Mula

Si mik i hershëm ai kujton se ai ishte i veçantë. E kuptoi herët që duhet të ndiqte modele të reja por kjo i kushtoi.