HomeAktualitetKronike

Aksioni i SPAK me akuza të rënda si grup i strukturuar kriminal: Breçani, i biri dhe shefi i krimeve dolën në përgjimet e aplikacionin “Sky-Ecc”

Aksioni i SPAK me akuza të rënda si grup i strukturuar kriminal: Breçani, i biri dhe shefi i krimeve dolën në përgjimet e aplikacionin “Sky-Ecc”

Operacioni madhor i SPAK, këtë mbrëmje, ku janë lëshuar 11 urdhër-arreste, mes tyre për ish-drejtorin e Policissë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djalin e tij, ka ardhur si rrjedhojë e zbërthimit të bisedave në aplikacionin “SkyEcc”.

SPAK ka lëshuar 11 urdhër-arreste këtë të hënë. Deri më tani raportohet për disa të arrestuar në Tiranë. Në kuadër të operacionit të SPAK, është shoqëruar në polici edhe ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani.

SPAK ka lëshuar urdhër-arresti për shefin e Krimeve të Komisariatit numër 6 në Tiranë Dedan Gjoni.

Ndaj këtij të fundit janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale. Një prej akuzave të ngritura është ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

Mbi 11 të dyshuarit rëndojnë akuza për pastrim parash, grup i strukturuat kriminal, trafik dorge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

Operacioni është ende në vijim dhe pritet që të ketë një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje.