HomeAktualitetKronike

Masakrohen me thikë dy vëllezërit lezhjanë në Londër, njëri vdes në vend (Foto)

Masakrohen me thikë dy vëllezërit lezhjanë në Londër, njëri vdes në vend (Foto)

Dy vëllezër shqiptarë janë sulmuar dhe masaktuar me thika mbrëmjen e së shtunës në Londër. Ata janë Edmond dhe Erald Preçi nga qyteti i Lezhë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Greens Lane, pranë stacionit Turnpike Lane ku 35-vjeçari Edmond Preçi ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa vëllai i tij, Eraldi ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Hetimet vijojnë për zbulimin e autorëve dhe motiveve të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë rivaliteti mes bandave në qytet. Babai i tyre ka shpërndarë lajmin e hidhur në rrjetet sociale.