HomeHumor

Muli zbulon sekretet e takimit Rama me Elon Musk

Muli zbulon sekretet e takimit Rama me Elon Musk

Takimi i Edi Ramës me Elon Musk dhe ftesa për të vizituar Shqipërinë e vuri Mulin në dilema të mëdha.

Thirri Lelon ta pyeste se çfarë rreziku shikon ai tek kjo ftesë.

-Nuk e di, tha Lelo, çfarë do këtu ai.

Ne internet kemi, s’kemi pse marim nga Starlink.

Makinat Tesla janë të shtrenjta. Satelitët i kemi ble nga SHBA.

Duhet të jetë ndonjë pazar i ngushtë dhe i pistë.

-Çfarë mund të jetë sipas teje, tha Muli?

-Kam një dyshim të madh, tha Lelo, por nuk e them dot. Nuk më bën goja.

-Thuaje. Ne duhet të jemi të përgatitur, tha Muli.

-Kam frikë se ai kërkon të implementojë teorinë e çipave në tru, tha Lelo.

Ti ndoshta nuk e di, por Elon Maks ka tru artificial.

D.m.th ka futur një çip në tru dhe ai i shton inteligjencën, ndaj ka bërë gjithë atë biznes.

Tani ai po kërkon një vend ku ta testojë këtë teorinë e tij.

Dhe Rama mund t’i ketë dhënë fjalën ta testojë tek shqiptarët.

Kjo do jetë tmerr. Po na futën çipin në tru, pastaj na komandon Rama.

Ka rrezik dhe unë e tij do votojmë për Ramën, se na komandon ai.

-Jo ore, tha Muli. Po kjo qenka tmerr.

-Lere, fundi i botës, tha Lelo.

-Po sikur, tha Muli, sikur ta takojmë këtë Musk dhe ta bëjë këtë gjë, që njerëzit të votojnë për Doktorin.

Do ishte e paparë, kur nuk e priste askush, t’i komandonim të gjithë e të votonin për Doktorin.

-Eh, nuk e di nëse ka përparuar aq shumë teknika, tha Lelo, se ky vë çipa inteligjentë.

Duhet një çip idiot për këtë gjë.