HomeAktualitet

Berisha dosjen Partizani e ka si një aperitiv, frikësohet nga hetimet e tjera : Ai ka peshën e rëndë të 4 varreve në 21 janar dhe dhjetra djemëve të Tropojës!

Berisha dosjen Partizani e ka si një aperitiv, frikësohet nga hetimet e tjera :  Ai ka peshën e rëndë të 4 varreve në 21 janar dhe dhjetra djemëve të Tropojës!

“Unë besoj se Berisha këtë dosjen e cështjes Partizani e konsideron si një aperitiv, sepse menuja e dyshimeve publike mbi Berishën është shumë herë më e rëndë se dheu që mban 17 kulla.

Nuk ka peshë më të rëndë se dheu i një varri. Pesha më e rëndë dhe më e pamatshme që nuk ka ekuivalent tjetër është pesha e varrit që e marrim të gjithë kur ikim.

Duke u thënë këtë kam parasysh 4 varret e hapura në 21 janar që ende nuk kanë marrë drejtësi. Vendimi i gjykatës së Strasburgut është orientim për drejtësinë.

Ka dyshime të tjerë, gjysma e shqiptarëve mendon se Berisha është i përfshirë në çështjen e Gërdecit apo në çështje të tjera të panumërta që lidhen me pushtetin e tij të gjatë. Të cilat e kanë kushtëzuar Berishën të zgjedhë një rrugë të tillë”, deklaroi analisti i përditshëm mediatik