HomeAktualitetKryesore

Përse Vasali nuk e ka ndryshur “lehjen”?! Ja një betejë PD-LSI ku sharjet janë po ato!

Përse Vasali nuk e ka ndryshur “lehjen”?! Ja një betejë PD-LSI ku sharjet janë po ato!

Po ju kujtojmë se Petrit Vasali  nuk është se bën politik e as propogand. Ai thjeshtë lexon ca  anitfjalime që i’a kanë shkruar dhe vetëm sa ndërron emrat e personave kujt i drejtohet. Saliun e dikurshëm e zëvëndëson me Ramën, Lulin dhe PD me Ruçin , Ballën dhe PS , e ky është një aktrim i thjesht mjafton të ndryshosh emrat.

Ja si i përgjigjej  Vasali kur ishte ministër, akuzave te PD-se, e cila u deklarua sërish kundër konçesionit të laboratorëve, dializës kontrollit mjekësor dhe pazareve qeveritare me klientë të vet për afera korroptive dhe ka lëshuar sulme të forta në adresë të LSI-së dhe Metës, ish bashkëkryetarit në qeverisje.

“Basha te zgjedhi realitetin apo qellin e 7-të. Basha te ndajë se ku eshte ketu apo ne Hollande. Problemi i PD nuk eshte LSI-ja, por oligarkia. Mbi te gjitha aleanca per qytetarim dhe intersin me qytetaret. Dekriminalizimi standard i panegociueshem i LSI. Nuk kam pasur informacion per asnje deputet me rekorde te tilla. Ne mbeshtetje totale te prokurorise per te zbardhur ceshtjen. Kushdo ka probleme me dekriminalizimin nuk eshte me pjese e LSI. Dekriminalizimi themel per suksesin e reformes ne drejtesi dhe zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. LSI e ndershme ne zbatimin e marreveshjeve politike Kudo qe interesi publik e kerkon ne do ta mbeshtesim”, thoshte  Vasali dikur.

 Por ja përgjigja e hershme e Lulit

.“Gjasme amendamenti buxhetor i LSI-së, për konçesionin e laboratorëve në shëndetësi, nuk e ndalonte konçesionin e laboratorëve, dhe nuk kishte asnjë vlerë ligjore. Vendimin për konçesionin e laboratorëve e merr qeveria dhe jo Kuvendi. Nëse Ilir Meta është kundër konçesionit e ka të thjeshtë: ta rrëzojë atë në qeveri. Le të bllokojë qeverinë ose të dalë nga qeveria. Por këtë LSI nuk e bën dot, sepse qeverisja është oksigjeni që mban në jetë LSI-në”- thekson PD në dekaratë.

“Po afrohen zgjedhjet dhe është koha kur Ilir Meta bën sikur nuk ka qenë në qeveri katër vjet. LSI është bashkëautore e të gjitha vjedhjeve, konçesioneve dhe abuzimeve të qeverisë Rama-Meta, nga një pjesë e të cilave LSI ka përfituar direkt”- thuhet më tej.

“Nëse Ilir Meta është për interesin publik, le të ngrejë zërin kundër koncesionit të dializës që u shit për dy lekë tek klientët e LSI-së.  LSI dhe PS janë dy faqe të një monedhe, nuk kanë dallim nga njëra-tjetra, ndajnë bashkë atë që grabisin nga populli”- përfundon deklarata./Ekskluzive.al