HomeKronike

Tre shqiptarë dhunohen nga një grup personash në Mal të Zi: Pësojnë dëmtime të shumta në trup! Vihet në lëvizje Balla, kërkon informacione

Tre shqiptarë dhunohen nga një grup personash në Mal të Zi: Pësojnë dëmtime të shumta në trup! Vihet në lëvizje Balla, kërkon informacione

Tre shqiptarë janë dhunuar në Mal të Zi nga një numër i madh personash duke pësuar dmëtime të shumta në trup.

Në lidhje me ngjarjen, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kontaktuar me ministra të qeverisë së Malit te Zi dhe ka kërkuar informacion lidhur me këtë ngjarje të ndodhur Hercegnovi.

Burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema bëjnë me dije se aktualisht policia malazeze po merr deklarimet dhe po kryen ndalimin e personave të dyshuar, për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Gjithashtu mësohet se shqiptarët ishin nisur për në Gjermani, kur janë ndaluar nga një grup personash që kanë nisur ti godasin.